Kovaçevski: Hyrja në BE, reale në vitin 2030

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë maqedonase Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Zërin e Amerikës ka theksuar se procesi i skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian pritet të përfundojë për 14 muaj dhe sipas ritmit me të cilin po punohet, është reale që anëtarësimi në Union të jetë në vitin 2030.

Kryeministri theksoi se qasja e Qeverisë për fillimin e negociatave është shumë serioze, është formuar struktura e negociatave, dhe në negociata janë përfshirë komuniteti akademik, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit. Fakti që Maqedonia e Veriut, e cila kishte statusin e kandidatit për 17 vjet, në 5 vitet e fundit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit punuan në harmonizimin e legjislacionit me BE-në.

“Aktualisht ne kemi 45% të legjislacionit tonë të harmonizuar me atë evropian dhe me fillimin e negociatave i jemi qasur shumë seriozisht kësaj teme, tashmë kemi krijuar një strukturë negociuese që është zyrtarizuar nga Qeveria. Ne kemi emëruar një kryenegociator, ai është zëvendëskryeministri për integrimet evropiane. Kryekëshilltari i ekipit negociator i cili është ish-kryenegociator dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Kroacisë, që do të thotë se kemi sjellë një përvojë të rëndësishme. Në negociata janë përfshirë edhe komuniteti akademik, sektori joqeveritar, biznesi etj. Besoj se është reale që procesi i shqyrtimit të përfundojë për 14 muaj dhe pastaj të fillojë procedura për kapitujt dhe deri në vitin 2030, sipas ritmit me të cilin ka filluar puna, besoj se është reale që Maqedonia e Veriut të bëhu anëtare e BE-së”, tha Kovaçevski.

You may also like