Kovaçevski: Energjia elektrike do të subvencionohet edhe pas 1 janari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria gjatë gjithë periudhës së kaluar e ka subvencionuar çmimin e energjisë elektrike dhe me këtë nuk lejuam të ketë shok çmimesh për qytetarët. Kësisoj ishte deri më tani, kësisoj do të jetë edhe nga 1 janari, por është mirë të dihet se ekziston subvencion i çmimit të energjisë elektrike për shkak të kursimit, pasi çdo kilovat i kursyer nga qytetarët, nga ekonomia dhe nga institucionet do të thotë edhe më pak mjete financiare të harxhuara nga Buxheti, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, nuk është propagandë fakti që në faturën për energji elektrike të harxhuar qëndron se shteti i ka subvencionuar 73 për qind prej saj, pasi aty qëndron se sa është subvencioni nga Qeveria dhe jo subvencioni nga parti politike.

“Fatura nuk është as propagandë, as fletushka, por faturë e energjisë elektrike. Energjia elektrike subvencionohet nga shteti për të gjithë tregun e rregulluar. Nëse shikoni çmimin e energjisë elektrike në bursë, aktualisht është 300 euro, ndërsa javën e kaluar ishte 500 euro. Është ulur sepse në Evropën Perëndimore janë festat katolike të Krishtlindjeve, por kur ato të mbarojnë dhe industria të fillojë të punojë me kapacitet të plotë çmimi me siguri do të rritet përsëri”, tha Kovaçevski.

You may also like