Kovaçevski – Dragi: Zgjerimi i BE-së është thelbësor për Evropën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zgjerimi i BE-së është thelbësore për prosperitetin e rajonit dhe Evropës. Kështu konkluduan kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij Italian Mario Dragi. Në takimin e përbashkët, në kuadër të vizitës së Kovaçevskit në Romë, u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike të bazuara në dialog intensiv dhe takime të shpeshta në nivelin më të lartë institucional. Kryeministri Kovaçevski siç raportohet, ka theksuar rolin e Italisë si promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila siç ka shtuar, është konfirmuar me Rezolutën e Parlamentit italian të vitit të kaluar. Me këtë rast, ai edhe njëherë dërgoi thirrje për mbajtjen urgjente të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /SHENJA/


You may also like