Kovaçevski: Dëshiroj që Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i financave Dimitar Kovaçevski i cili sot edhe zyrtarisht dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së, deklaroi se dëshiron që Alternativa e Afrim Gashit të bëhet pjesë e qeverisë, dhe me këtë të kontribuoj për një qeveri dhe shumicë parlamentare stabile, që më lehtë do ti realizoj projektet në të mirë të qytetarëve.

“Ne gjatë kësaj jave kishim një takim, me kryetarin e Alternativës, Gashin dhe ekipin e tij, kishte një komunikatë nga ai takim. Në atë takim u artit një marrëveshje parimore për përcaktimet parimore të cilat do të ishin angazhim të Alternativës në Qeverinë e re dhe në shumicën parlamentare, të përcaktuar drejt një Republike të Maqedonisë së Veriut stabile dhe të sigurt në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë takimit janë biseduar disa pozicione përkatëse, por pa zgjidhje konkrete dhe bisedimet do të vazhdojnë sot”, tha Kovaçevski, duke shtuar se është optimist dhe se beson në një zgjidhje.

“Thellë besoj dhe dëshiroj që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, sepse kjo të siguroj një qeveri stabile, e cila do të mund ti zgjidh problemet e mëdha që i kemi para nesh. Ne ndodhemi në pandemi, ku po paraqiten variante të reja të virusi, kemi krizë evropiane energjetike, e cila as ne nuk na përjashton dhe gjithsesi kemi sfida dhe punojmë në rruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Për këtë na nevojitet qeveri stabile, e cila do të mund të miratoj ligjet e nevojshme, andaj them se besoj dhe shpresoj se Alternativa do të sjell vendim pozitiv e cila në fund varet nga organet e tyre partiake”, deklaroi Kovaçevski.

Lexo lajme interesante

You may also like