Kovaçevski: Deri në fund të mandatit papunësinë do ta zvogëlojmë nën 10%

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në shoqërinë e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtorit të Agjencisë për Punësim, Bekim Murati, sot e vizituan ndërmarrjen “Metal Dekor Dizajn”.

Siç informojnë nga Qeveria, kryeministri u takua me themeluesin e “Metal Dekor Dizajn”, Igor Mlladenovski, i cili e ka themeluar ndërmarrjen falë masës për vetëbunësim nga Plani operativ për punësim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që i zbaton Agjencia për Punësim.

Sipas Kovaçevskit, njerëzit të cilët e pranojnë sfidën, me projektet e suksesshme të biznesit u japin mundësi bashkëqytetarëve të tjerë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Igor Mlladenovski e ka shfrytëzuar mbështetjen financiare nga masa për punësim dhe në vitin 2018 e ka themeluar kompaninë “Metal Dekor Dizajn” për përpunimin e enterierit të brendshëm dhe të jashtëm, përpunimin e rrethojave, strehave dhe shërbimeve të tjera për brava. Sot kompania i ka 12 të punësuar dhe pajisje të furnizuar e cila mundëson zgjerimin e listës së shërbimeve.

Kryeministri Kovaçevski për Planin Operativ për punësim vlerësoi se është një prej projekteve më të suksesshme të Qeverisë me të cilin në vitin 2021 janë realizuar madje 94,6 për qind e masave të parapara dhe janë punësuar 11.292 persona të papunë.

Ai theksoi se masat e Planit operativ për punësim morën pjesë në zvogëlimin e papunësisë deri në 15,9 për qind me tendencë që të vazhdojë të bie dhe se deri në fund të mandatit aktual të Qeverisë do të arrihet papunësia në nën 10 për qind.

Të inkurajuar nga rezultatet e Planit operativ për vitin 2021 në buxhet për këtë qëllim për vitin 2022 janë siguruar financa të rritura, gjegjësisht 1,73 miliardë denarë”, deklaroi Kovaçevski, duke potencuar se kjo premton nisma të suksesshme biznesi në të ardhmen.

You may also like