Kovaçevski: Çmimi i rrymës mund të jetë më i lirë, nga 1 janari

by admin
Spread the love

“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Për të shmangur goditjen e çmimeve, si më parë, Kovaçevski thotë se shteti ka burime të caktuara financiare në buxhet, si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023.

“Unë dhe ministri i Financave në mënyrë shumë transparente informuam në një konferencë për shtyp për buxhetin se tashmë kemi vendosur një zë në buxhet prej 250 milionë euro për të përballuar krizën ekonomike dhe energjetike”, deklaroi kryeministri.

Ai informoi se sivjet ESM e rriti prodhimin e saj për 22 për qind, për vitin e ardhshëm planifikohet edhe rritja e prodhimit të ESM në mënyrë që të mund të realizohen planifikimet e parapara.

You may also like