Kovaçevski: Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut do të jetë një nga më të mirat në rajon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot njoftoi se çmimi i energjisë elektrike do të rritet vetëm për bllokun e tretë dhe katër të tarifave.

Duke marrë parasysh përllogaritjet e dorëzuara në KRRE, si dhe llogaritjet e bëra nga pjesëmarrësit e tjerë në tregun e energjisë, sipas analizave fillestare nuk do të ketë goditje çmimi për qytetarët, veçanërisht për ata nga blloku tarifor i parë dhe i dytë. Këta janë qytetarët që kursejnë më shumë dhe konsumojnë më pak energji elektrike, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski për ndryshimin e mundshëm të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2023.

Ai shtoi se në bllokun e tretë tarifor do të ketë një ndryshim të vogël të çmimit, ndërsa në bllokun e katërt tarifor do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Në fund do të marrim një çmim që si më parë do të jetë një nga më të mirët në rajon dhe më gjerë”, tha Kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

You may also like