Kovaçevski: Ballafaqimi me sulmin hibrid së bashku me aleatët tanë të NATO-s, qytetarët të jenë të qetë

by admin
Spread the love





Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim pune me një delegacion të NATO-s të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për sfidat e reja të sigurisë, Xhjems Apaturai.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, temë e bisedimeve ishin kërcënimet dhe sulmet hibride me të cilat aktualisht po përballet Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s.

“Të pranishmit në takim konfirmuan se bëhet fjalë për përpjekje dashakeqe për të futur frikë dhe trazira te qytetarët dhe për të cenuar besimin dhe kredibilitetin në institucione. Ministrat e pranishëm patën rastin të bisedojnë me ekipin e ekspertëve të NATO-s në drejtim të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra deri më tani që sigurojnë stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe për këtë arsye së bashku me shërbimet e sigurisë vlerësuan se situats në vend është plotësisht e qëndrueshme”.

“Në takim u diskutua edhe për fillimin e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe koincidencës së tij me intensifikimin e sulmeve hibride në rajon dhe kundër anëtarëve të tjerë të NATO-së”, thuhet në njoftim.







Artikulli paraprak“Lista e zezë”, Aggeler: 1 ose 2 emra do t’i shtohen listës shumë shpejt




You may also like