Kovaçeski: Kjo Qeveri e ka legjitimitetin, zgjedhje në vitin 2024

by admin
Spread the love




Mandatari për kryeministër Dimtar Kovaçevski në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë së re, tha se beson që opozita do të jetë konstruktive në sjelljen e vendimeve për të mirën e qytetarëve.
Ai tha se Qeveria ka legjitimet dhe se zgjedhje do të ketë por në vitin 2024.
“Deri atëherë do të punojmë më përkushtim në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Mbetemi në modelin tonë të fokusuar në rezultate. Me punë fillojmë që nesër. Në seancën do të sjellim vendime për krizën energjetike”, tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.
Ai tha se të martën do të ketë takim me kryeministrin e Bullgarisë. Sipas tij beson se do të punohet më mirë dhe më efikase. /SHENJA/


You may also like