Kourtney u martua me tjetër, por motrat Kardashian nuk e harrojnë Scott Disick

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë Kourtney Kardashian u kurorëzua në martesë me Travis Barker duke nisur kështu një etapë të re të jetës. Megjithatë një nga etapat më të rëndësishme në jetën e Kourtney-t ka qenë lidhja me Scott Disick, të cilin ndonëse ajo e ka lënë në të shkuarën, motrat Kardashian duket se mbajnë ende miqësi.

Scott ka patur së fundmi ditëlindjen dhe Kris, Kim dhe Khloe nuk hezituan ta uronin.

“Gëzuar ditëlindjen Scott! Kalofshi një ditë magjike të dua!”, shkroi Kris në një kolazh me foto të Disick me tre fëmijët e tij, Mason, Penelope dhe Reign.

“Gëzuar ditëlindjen të dua shumë mezi pres të festoj me ty!”, e uroi Kim.

Kim më pas ndau një selfie të tyre duke ngrënë akullore dhe dy foto të tyre duke pozuar në pasqyrë në palestrën e shtëpisë së saj.

Khloé, e cila ka pasur marrëdhënien më të ngushtë me Scott gjatë këtyre viteve, e uroi thjesht: “Gëzuar ditëlindjen”. Por më pas ndau një klip gazmor nga “Keeping Up with the Kardashians” dhe shkroi: “Nuk do të bëja shaka me askënd më shumë sesa me ty”.

You may also like