Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shijojnë kohë me familjen në një jaht luksoz

by admin
Spread the love

Ajo do të lidhë kurorë me të dashurin e saj, Travis Barker, në një ceremoni luksoze në Portofino këtë fundjavë.

Por përpara se të vishte fustanin e saj të bardhë për ditën e madhe, Kourtney Kardashian, u shfaq në një palë bikini të zeza teksa po shijonte një ditë të nxehtë në bordin e një jahti luksoz prej 14.2 milionë dollarësh (13 milionë eurosh) me familjen e saj.

Dhe dukej sikur Travis mezi priste natën e tyre të dasmës, pasi në një moment ai po e kapte nga të pasmet teksa po ngjitej në kuvertë.

Sipas TMZ, Kourtney dhe Travis kanë marrë me qira shtëpinë historike të muzeut Castello Brown që ndodhet në një kodër mbi portin Portofino.

Me përgatitjet për dasmën, çifti shfrytëzuan mundësinë në një jaht të madh me qira, ndërsa po kalojnë kohë cilësore me të dashurit e tyre.

Nëna e tre fëmijëve dukej e lumtur dhe e relaksuar teksa bashkë me tre fëmijët e saj Mason, 12 vjeç, Reign, shtatë vjeç dhe Penelope, nëntë vjeçe, si dhe fëmijët e Travis, Landon, 18 vjeçar, dhe vajzën Alabama, 16 vjeçe.

Familja me siguri ka shijuar një ditë luksoze ndërkohë që shëtisnin në jahtin e pasur Regina d’Italia, më parë në pronësi të Stefano Gabbana, me anijen që u shit së fundmi për një shumë të madhe 14.2 milionë dollarë (13 milionë euro).

Jahti zë 12 të ftuar dhe një ekip prej 16 vetash në tërësi, ndërsa brendësia mahnitëse është projektuar nga askush tjetër veçse vetë Dolce & Gabbana.

Kjo duhet theksuar se është dasma e tretë e Kourtney, e cila siç e potencuam do të mbahet në Itali.


You may also like