Koulibaly: Pikë me vlerë ndaj Interit, por mund të bënim më tepër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kalidou Koulibaly ka fol;ur në ëprfundim të sfidës që Napoli barazoi 1 me 1 ndaj Interit. Mbrojtësi është rikthyer në Serinë A si kampion i Kupës së Afrikës, bëri një paraqitje pozitive ndaj zikaltërve.

“ Mund të bënim diçka më tepër. Në pjesën e dytë, ramë menjëherë. U zbrapsëm në lojë dhe ata kanë shënuar me një eurogol, sepse nga ai pozicion, ishte vërtetë e vështirë për të shënuar. Unë mendoj se mund të kishim bërë më mirë akoma, por duhet të jemi të kënaqur sepse një pikë ndaj Interit është pikë e rëndësishme”

Sipas mbrojtësit, Napoli duhet të besojë ende te lufta për titull, duke qenë se distancat janë të vogla.

“Duhet të vazhdojmë që të besojmë, sepse kemi bërë një punë të mrië deri më tani. Më vjen keq që e pësuam atë gol, ishte mëkat, pasi mendoj se me përjashtim të atioj momenti, do të kishim arritur të merrnim 3 pikë. Rëndësi ka të shohim përpara, të punojmë dhe të mos dorëzohemi”.

Koulibaly vjen si kampion i Kupës së Afrikës dhe për mbrojtësin, ka qenë një javë për t’u mbajtur mend.

“Ka qenë një javë speciale. Të hënë isha në Senegal duke bërë atë finale dhe tani në Napoli duke bërë këtë ndeshje pozitive. Jam i kënaqur. Më kanë pritur në aeroport me një surprizë dhe menjëherë iu drejtova fushave stërvitore për t’u bashkuar me ekipin. Duhet të punojmë për t’ua bërë këtë dhuratë Napolit. Edhe pse e dimë që është e vështirë. Por tifozët e dinë që ne japim 200% në fushë”. /oversport.tv

You may also like