Kot bëjmë si garipa, pa gruan nuk rrihet për zotin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja Kiara Tito la shtëpinë e Big Brother VIP në prime-n e kaluar. Largimi i saj mërziti shumë jo vetëm fansat e moderatores, por edhe partnerin e saj, këngëtarin e njohur shqiptar Luiz Ejlli, i cili është gjithashtu pjesë e këtij formati.

Gjatë këtyre dy ditëve, Luizi është parë shumë i prekur dhe i lëndur. Së fundmi, teksa ishte duke qëndruar me banorët e tjerë në ambientet e jashtme të shtëpisë ai është shprehur se “nuk po i rrihet pa Kiarën”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kot bëjmë si garipa ne, se s’u rrika pa gru për zoten. Pa gru s’po u rrika

Nita: S’po u rrika a?

Luizi: Rrihet, po s’shtyhet…

Sakaq, gjatë mbrëmjes së kaluar, Luizi është parë të derdhë lot, ndërsa ka qenë i shtrirë në shtratin e tij. Kujtojmë që Kiara doli pas një nominimi të fortë, kokë më kokë me Olta Gixharin.

You may also like