Kostot e energjisë nëpër komuna janë rritur për 1 miliard krahasuar me vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sipas analizës së bërë së bashku me UNDP-në për funksionimin e komunave në këtë krizë, në të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut shpenzimet totale të energjisë në periudhën janar-shtator 2022 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për një miliard denarë.

Këtë e theksoi në një intervistë për MIA-n ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov.
“Sipas analizës, me 800 milionë denarë shtesë komunat i kanë rritur borxhet dhe i kanë ngritur në nivelin prej 4,2 miliardë denarë, që është më shumë se 10 për qind në raport me 40 miliardë të hyra”, thekson Penov.

Sipas tij, shpenzimet energjetike të komunave janë rritur për një miliard denarë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në anën tjetër investimet kapitale janë ulur për 1,9 miliardë denarë.
“Kjo është pothuajse, dyfish. Ku u shpenzua ai miliard shtesë, në disa masa, projekte joekonomike, joefektive”, nënvizoi Penov.

Ai shtoi se kjo situatë flet për keqmenaxhim nga këto menaxhmente komunale këtë vit.

“E gjithë kjo flet për një marrëdhënie shumë të keqe menaxheriale të, nuk dua të them vetëm kryetarët e komunave, por edhe këshillat dhe administratat nëpër komuna”, përfundon ministri Penov.


You may also like