Kosovares në Zvicër i kushton shumë shtrenjtë testi i falsifikuar në Kosovë

by admin
Spread the love

Një grua e re nga Aargau ka dashur t`i zgjasë pushimet e saj verore, me rezultate false të testit të koronës nga Kosova. Por ideja rezultoi të jetë e pasuksesshme. Gruaja e shefit të saj e zbuloi mashtrimin

Një grua 23-vjeçare nga kantoni i Aargaut, verën e kaluar ishte në Kosovë. Kur i mbaruan pushimet dhe duhej të kthehej në punë, ajo vendosi t’i zgjaste pushimet. Me mjete të paligjshme. Ajo ka marrë një rezultat të rremë të testit të koronës në rrugë në Kosovë, raporton “Argovia Today”.

Për 50 euro ajo bleu një analizë gjaku me antitrupa me rezultat pozitiv. Ditën e fundit të pushimeve, e reja ia dërgoi dokumentin shefit të saj, informon portali Shtegu.

Më pas, partnerja e punëdhënësit i kërkoi punëtores të dorëzonte një test PCR. Kështu gruaja nga Aargau kontaktoi përsëri falsifikuesin në Kosovë dhe menjëherë pa pagesë mori një rezultat pozitiv PCR, siç shihet nga urdhri penal i Prokurorisë Publike të Aargaut.

Gruaja e shefit i studioi me kujdes dy dokumentet dhe gjeti mospërputhje. Më pas ajo kontaktoi kompaninë që dyshohet se ka nxjerrë rezultatet. Aty ajo zbuloi se rezultatet e testit ishin false dhe se kompania nuk i kishte dërguar kurrë.

Prokuroria e ka dënuar 23-vjeçaren me 600 franga gjobë. Ajo duhet të paguajë edhe tarifën e gjobës prej 900 frangash. Përveç këtyre 1 500 frangave, ajo ka marrë edhe një gjobë me kusht.

Për autoritetet kriminale ishte e qartë: mashtruesja i dërgoi qëllimisht shefit të saj rezultatet e falsifikuara të testit për të fituar ditë shtesë pushimi. Me veprimet e saj ajo kishte dëmtuar kompaninë, e cila duhej të kompensonte mungesën e stafit. Pas këtij mashtrimi nuk dihet nëse gruaja do të vazhdojë të punojë atje.

You may also like