Kosova, vend të veçantë në zemrat e familjes sime! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Joe Biden uroi Presidenten e Kosovës, Vjosi Osmani për17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri i palëkundur i Kosovës.

Në mesazhin e urimit nga Biden, ndër të tjera thuhet se Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë.

“Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe bashkëqytetarët tuaj për Ditën e Shtetësisë së Kosovës, të cilën po e festoni më 17 shkurt.

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë së saj, duke u shndërruar nga një demokraci e re në një komb të gatshëm për të ndarë përvojat e saj me botën, siç e treguat gjatë Samitit të Demokracisë në dhjetor.

E mirëpres angazhimin tuaj për punën e vazhdueshme dhe jetike për të forcuar institucionet e Kosovës dhe për të siguruar që demokracia në Kosovë të jetë e mirë për të gjithë njerëzit e vendit tuaj.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës ndërsa punoni për të luftuar korrupsionin dhe sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave fetare dhe etnike, promovimin e rritjes ekonomike të drejtë dhe transparente dhe sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike.

Jemi të kënaqur që Kosova vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë e fokusuar në njohjen reciproke.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka dëshmuar disa herë lidershipin e saj në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i një strehe të sigurt për të cenuarit deri te forcimi i sigurisë globale dhe angazhimi së bashku me ushtrinë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka treguar botës guximin dhe bujarinë e tij. Dhe ndërsa përballemi së bashku me pandeminë COVID, jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë edhe gjysmë milioni doza të tjera të sigurta dhe efektive vaksine këtë muaj për të mbrojtur dhe ndihmuar Kosovën të rindërtohet nga pandemia.

Siç e dini, Kosova ka një vend të veçantë në zemrat e familjes Biden. Faleminderit edhe një herë për nderin e madh që i keni bërë djalit tim, Beau, kur i dhatë atij pas vdekjes Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar. Mezi pres të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për thellimin e partneritetit ndërmjet vendeve tona dhe për të realizuar të ardhmen e Kosovës si një demokraci e gjallë, sovrane, multietnike, e cila do të zërë vendin e merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ju uroj juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës një festë të sigurt dhe të gëzueshme ndërsa festoni pavarësinë tuaj”, përfundon Biden urimin e tij. /tesheshi.com/

You may also like