Kosova U17 i nis me fitore kualifikimet për Euro 2022

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja e Kosovës U17 i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.

Dardanët e grupmoshës nën 17-vjeç kanë triumfuar në duelin e parë të ciklit kualifikues ndaj mikpritëses së ndeshjeve të Grupit 9, Austrisë, me rezultat 1:0.

Golin e fitores tejet të rëndësishme për Kosovën e realizoi Elton Krasniqi, në minutën e 53-të pas asistimit të David Markut.

Ndeshjen e dytë Dardanët U17 e zhvillojnë kundër Sllovenisë, më 9 tetor. Kjo e fundit realizoi fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe, 8:0.

Me fitoren e sotme Kombëtarja U17 e drejtuar nga Arsim Abazi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër, ngase dy vendet e para në secilin grup kalojnë tutje. 

You may also like