Kosova u “vë vizat” shtetasve rusë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë tranzit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë së Kosovës. Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës, pa vizë.

Zëvendësministrja e jashtme Liza Gazi tha se ky hap do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe ishte ndërmarrë në koherencë me vendimet e fundit të bashkimit europian.

Më 31 gusht, BE-ja pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë. Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Vendet e bllokut nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, por Finlanda, Polonia, Estonia letonia dhe lituania, i kanë mbyllur kufijtë për turistët nga ky vend.

You may also like