Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku serbët lokalë në katër komunat veriore i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, duke thënë se duhet të unifikohet i gjithë spektri politik në vend përtej kalkulimeve të ngushta elektorale.

“Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit. Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.

Më tej Çitaku ka thënë se për çështje të brendshme të Kosovës dëshirojnë të kenë debat me Kurtin.

“Por në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës”.

POSTIMI I PLOTË:

Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë.

Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit.

Megjithatë, për ne, si parti politke shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale.

Në raport me Serbinë, ne nuk duam që Kryeministri i Kosovës të dështojë.

Ne duam që me KM Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera.

Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozites.

Duhet jo vetëm të komunikojmë, por edhe të koordinohemi me
aleatët tanë. Pa aleat e pa miq është e vështirë.

You may also like