SINDIKATAT: MIGRIMI VËSHTIRË MUND TË NDALET, SISTEMI MBETET PA PROFESIONISTË
Kosova rrezikon të mbetet brenda një periudhe të shkurtër pa infermierë. Ish-udhëheqësit e Sindikatës së Infermierëve kritikojnë udhëheqësit e sistemit shëndetësor, teksa e konsiderojnë si të vonuar ndaljen e migrimit.
Gjithnjë e më shumë po rritet numri i infermierëve që po largohen nga Kosova. Agjenciët e rekrutimit thonë se vetëm këtë vit, rreth 25 infermierë kanë arritur të shkojnë në Gjermani, ndërsa edhe 30 të tjerë janë në fazën testuese.
“Prej nga janari (2023) deri më sot mund t’i numëroj 25 persona që kanë shkuar, kurse në fillim të javës së ardhshme priten pesë me shku, sepse varet se kur do të përfundojë procesi i vizës dhe i njohjes dhe në pritje janë edhe 30 të tjerë që janë në pritje me përfundu procesi i tyre”, thotë ajo, teksa tregoi edhe për kërkesat që i ka tregu gjerman për rekrutimin e infermierëve” – deklaroi Albulena Shala – Çela, agjenci rekrutimi.
Shqetësuese situatën po e shohin edhe sindikatat. Fajtorë për ikjen masive të infermierëve i bëjn udhëheqësit e shëndetësisë.
“Kam ngrit si shqetësim para pesë vite që ky problem do t’i ndodh vendit tonë por faji gjithmonë është tek politika që udhëheq me sistemin tonë shëndetësorë. Realisht sistemi shëndetësor në Kosovë që nga paslufta edhe duke qenë përfaqësues në pjesë të ndryshme në organizata të ndryshme brenda mbrojtjes së këtij komuniteti, kam ngrit si shqetësim qysh para pesë viteve që ky problem do t’i ndodh vendit tonë por faji është gjithmonë tek njerëzit që udhëheqin me sistemin tonë shëndetësor” – tha Fitim Havolli – ish kryetar i sindikatës së infermierëve.
Njohësit e problematikave të kësaj fushe thonë se stragjtitë e parandalimit të ikjes së profesionistëve shëndetësor janë të vonuara.