Kosova po bëhet staliniste! | Ekonomia Online

by admin
Spread the love

Se si ka kaluar Albin Kurti në takim me Eskobarin, më së miri tregon fakti se ende asnjë foto me të nuk e ka postuar në Facebook.

Në Facebook-un e tij dominojnë kryesisht varrezat dhe përkujtimet, sepse të vdekurit nuk ia kthejnë fjalën (tani për tani).

Fytyra i shkëlqen veç në varreza.
Të ndjehesh bukur veç pranë të pafuqishmëve dhe të vdekurve, nuk rekomandohet!

Kosova po bëhet staliniste!

Albin Kurti ka kujtuar se amerikanët e lejojnë stalinizmin në Kosovë, se nuk do ta vërejnë këtë ‘lloj stalinizmi’ të sofistikuar që Albin Kurti e bën ‘me marifet’ dhe me ‘perde teatri’, gjithnjë për të ‘mirën’ e popullit.

Amerikanët do ta lejojnë Albin Kurtin t’i përndjek zyrtarët e administratës publike me policinë e tij sekrete?!

Policia sekrete do të futen nëpër zyra, ta urdhërojnë zyrtarin ‘gatitu’, ta lirojë kompjuterin, të tregojë se ‘për kë punon’, t’ia marrë rrogën zyrtarit dhe ta largojnē nga puna.

Albin Kurti ka kujtuar se amerikanët e lejojnë një ‘Rusi të vogël’ në Kosovë.

Ka kujtuar se Amerika e krijon me duart e veta – armikun e vet;

Ia miratojnë masat e dhunshme, ia tolerojnë kërcënimet ndaj gazetarëve dhe luftën staliniste ndaj intelektualëve shqiptarë…

…ndaj shqiptarëve, se
serbët nuk i nguc, i ka për merak:
u jep rroga pa shkuar në punë;
ua paguan rrymën, ujin,
as Shekspiri s’ka ditur të sakrifikojë kaq thellë për dashuri, si Albin Kurtit që sakrifikon për serbët! !

‘Çudi’ qysh amerikanēt e kanë hetuar kaq shpejt delirin e Kryeministrit, i cili sillet ndaj perendimit (sidomos Amerikën e ka rivale), si superfuqi botërore.

Lufta gjithmonë fillon ‘si dimër’, me mospërfilllje, me ftohtësi, me mungesë komunikimi, me indiferencë, me nënçmim, injorim, distancim e me gjeste të çuditshme….e fundit pastaj vjen flaka!

Arrestimi i protestuesve dhe i gazetarëve është stalinizëm.

Veç pushteti serb ka arrestuar shqiptarë në këtë mënyrë të egër, e barbare, si sot, që u arrestua kameramani, pa asnjë faj, me duar përpjetë!

Kush u jep urdhëra policëve?

Cili është zingjiri i tyre komandues?!

A është e mundur që ende ka policë që nuk e dinë se gazetarët nuk arrestohen pse e kryejnë punën e tyre!

E di që ka shumë policë që kur të ndalojnë në komunikacion të pyesin ‘Ku po shkon?’ ‘A po nerth?’, A je e martuar’ dhe pyetje tjera personale!

Mungon edukata elementare.

Albin Kurti po e shfrytëzon policinë për frikësimin e kundërshtarëve dhe për hakmarrje personale.

Mirëpo, askush nuk është kah frikësohet, përveç tij!!

Albin Kurti po e kthen Kosovën para vitit 1999, duke propaganduar ‘tragjedi shqiptare’ prej pas luftës.

Sipas tij, kur u kry’ lufta për çlirim, filloi robëria e vërtetë e shqiptaëve, ndaj të gjithë i sheh si shybeli, shqiptarët i sheh si të dyshimtë.

Çdo shqiptar për Albin Kurtin është i dyshimt!

Ç’prej se është çliruar Kosova nga Serbia, për qeverinë e Albin Kurtit, ka qenë veç ‘keq’.

Po e zhbën secilën marrëveshje të Kosovës dhe po manupulon me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

As nuk është i mençur, as i matur, as dinak, as serioz, as humorist…thjesht është një njeri që do të sundojë botën!

I selekton vendimet e Gjykatës Kushtetuess, sipas preferencave të tij: njëri vendim bën se i pëlqen, tjetri vendim i kësaj gjykate – s’bën, se s’i përlqen.

Albin Kurti është kryeministër veç i Vetëvendosjes dhe i serbëve.

Kryeministri është në delir, ka pritur që amerikanët do të vijnë të marrin leksione nga kryeministri i popullit më fukara në Evropë.

E ka izoluar Kosovën, në të gjitha anët.
E ka varfëru’ popullin, e ka nda’ popullin, ka kriju’ atmosferë depresive.
E ka nxit eksodin masiv dhe e ka nxit diasporën kundër popullit të Kosovës.

Ka nxitur mosdurim mes shqiptarëve.

P.S. Kanë fillu’ popullata me t’nëmë, o shoq!

Lexo lajme interesante

You may also like