Kosova pa sporte kolektive në Lojërat Mesdhetare, kështu arsyetohet KOK-u

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hendbollit dhe volejbollit i ka mbetur pikë në zemër që nuk janë me kombëtare pjesë e Lojërave Mesdhetare, jo me fajin e tyre!

Te hendbolli shprehen se ishin të gatshëm pr Lojërat Mesdhetare po ashtu edhe të volejbolli, madje këtë të fundit edhe e kanë paraqitur pjesëmarrjen!

Cila ishte arsyeja që nuk morën pjesë në Lojërat Mesdhetare? Në fakt kush ishte pengesë e kësaj çështje? 

“Kemi ftesën nga Lojërat Mesdhetare, por fatkeqësisht nuk shkuam, jo me fajin tonë.

Bahri Gjinovci

Hendbolli ka rritur cilësinë dhe kemi pritur që të marrin pjesë. Nga KOK-u na thanë se nuk ka para për sporte kolektive, sipas tyre ka para veç për sporte individuale, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. 

Kemi një gjeneratë të mirë, që besoj se do t’i jepte një imazh të mirë shtetit të Kosovës, fatkeqësisht na u mohua pjesëmarrja për shkak të buxhetit”, tha në kushte anonime një anëtar i Bordit të FHK-së. 

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, tha se kanë marrë ftesën për Lojërat Mesdhetare dhe ishin të gatshëm, por kjo e drejtë iu mohua për shkaqe financiare.

 “Ne si FVK kemi shprehur interesim dhe jemi paraqitur të marrim pjesë në Lojërat Mesdhetare. 
Bordi i KOK-ut ka vendosur që në Lojërat Mesdhetare kryesisht të paraqitet me sporte individuale, besoj për arsye të limitimeve buxhetore.

Ne kemi bashkëpunim të mirë me KOK dhe e kemi kuptuar drejtë vendimin. Vitin e ardhshëm presim të paraqitemi në garat e beach volley në Lojërat Mesdhetare në të dy konkurrencat”, thotë Gjinovci.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, tha se është e vërtetë që për shkaqe të buxhetit të pamjaftueshëm nuk morën pjesë me sporte kolektive.  

Image

Astrit Aliti

 “Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës, vendosi që të mos shkohet me sporte kolektive, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.
Komiteti Olimpik është përkrahësi më i madh i sporteve kolektive”,
 – përgjigjet Aliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like