“Kosova nuk është Katalonja”, Albin Kurti citon Kadarenë pse Spanja nuk duhet të krahasohet me Serbinë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vërtetuar se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës.

Kurtoi citon shkrimtarin Ismail Kadare, i cili kur fitoi çmimin ‘Princi i Asturias’, tha se ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’.

”Spanja duhet ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Shqipëri tregoi arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.

Sanchez deklaroi se në këtë çështje, Spanja mendon se është shkelur e drejta ndërkombëtare.

You may also like