Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se është Prishtina që nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut.

Vuçiq tha se Prishtina nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.

Ai u përgjigj para gazetarëve në Beograd në atë që ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, se asnjëra nga dy palët nuk është e interesuar për të vazhduar dialogun.

“Duke iu përgjigjur pyetjes për dialogun e ardhshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq vuri në dukje komentin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, kur thotë se dy palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe ka theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, dhe është fare e qartë se Prishtina nuk e dëshiron atë, raporton Tanjug. transmeton Klankosova.tv.

You may also like