Kosova nesër dërgon mostra për testim të variantit Omicron në Gjermani

by admin
Spread the love

Kosova këtë të martë do të nis drejt Gjermanisë dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi.

Ndërsa për rezultatet do të vijnë brenda dy-tre javëve.

“Po, nesër do të nisen dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron. Teksa numri i saktë i tyre do të dihet nesër”, ka thënë Jakupi.

Varianti i ri Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.

You may also like