Kosova në parlamentin ukrainas, deputeti Goncharenk dorëzon rezolutën: Të njihet sa më shpejt pavarësia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar në parlamentin e Ukrainës një rezolutë ku kërkon njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës. Lajmin e ka njoftuar në një postim në Twitter ku shpreson se  Ukraina do ta njohë sa më shpejt që të jetë e mundur pavarësinë e Kosovës.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Goncharenko.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në kuadër të OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”.

Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Prandaj Ukraina duhet ta njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të shprehë mbështetje ndërkombëtare ndaj saj”.

Oleksiy Goncharenko ishte aktiv dhe mbështeti Kosovën edhe në ditën kur situata në Veriu u përshkallëzua, pas fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit.

Ai pati thënë se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët”.

Goncharenko kishte shtuar se “Ukraina është gati të veprojë me trupat tanë në terren”, sepse, sipas tij, “Serbia po provon të fillojë luftë”.

“Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës së Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, u shpreh ai.

You may also like