Kosova mbetet jashtë Samitit të Biden, reagon LDK-ja

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të SHBA-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar një shprehje që përdoret shpesh nga populli.

“As në dekë, e as në drekë! Populli…”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se ky Samit është organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ku në Ballkanin Perëndimor nuk ftoi vetëm Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Lidhur me këtë zhvillim, eksponentë të politikës vendore kanë reaguar në drejtim të Qeverisë Kurti.

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se Kurti ka marrë atë se çka ka kërkuar – vija të kuçe nga SHBA-të.

Kurse, sekretari për Media dhe Komunikim në LVV, Arlind Manxhuka, e ka konsideruar pozitiv, lajmin ku Ambasada Amerikane në Kosovë konfirmoi se Kosova nuk është pjesë e listës së Samitit të Biden.

You may also like