Kosova është gjaku, ajri dhe fryma ime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Familja legjendare tani po nxjerrë një hero në futboll, Igball Jashari: Kosova është gjaku, ajri dhe fryma ime.

Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i lirisë në Kosovë.

Në mesin e pasardhësve të komandatit Adem Jashari, po rritet një futbollist i ri, një futbollist që dje e udhëhoqi Kosovën U17 në një fitore të madhe ndaj Austrisë U17, me rezultat 1 me 0.

Igball Jashari, i rritur nën frymën heroike dhe mbi lavdinë e krijuar nga familja e tij, tashmë ka filluar që me paraqitjet e tij të lartësoj emrin e Kosovës në paqen e fushës së blertë, ashtu siç e bën familjarët e tij në luftën e shenjtë.

Me epitetin e kapitenit dhe me shiritin e udhëheqësit në krahun e tij, Jashari shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, duke dëshmuar kualitetin e tij që ka edhe pse kjo gjë është thënë vazhdimisht nga bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe nuk është vënë asnjëherë në diskutim.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ nga Austria, Igball Jashari tha se ka qenë shumë i emocionuar në ndeshjen e djeshme, sepse sipas tij, t’a përfaqësosh Kosovën në nivele të tilla është gjithmonë krenari.“Kam fatin të jem kapiten i Kosovës U17.

Është emocion i madh, por në të njëjtën kohë është përgjegjësi e madhe. Emocionet gjithmonë janë të jashtëzakonshme, sepse t’a përfaqësosh Kosovën është gjithmonë një krenari e madhe”, tha fillimisht Jashari për ‘GazetaBlic Sport’.


You may also like