Kosova e çudirave! Kryetar dhe sekretar i përgjithshëm në federatë dhe trajner në klub, a është konflikt interesi?

by admin
Spread the love

Kosova është vend i çudirave në disa sporte! Në disa federata sportive lejohet të jesh edhe kryetar federate edhe trajner i klubit. Lejohet të jesh edhe sekretar i përgjithshëm edhe trajner i klubi! Lejohet të jesh edhe gjyqtar edhe trajner klubi! A është konflikt interesi? 

Si është e mundur një kryetar federate apo një sekretar i përgjithshëm i federatës, të jetë edhe trajner klubi. Cila është logjika? Si lejohet kjo punë me statute në disa federata sportive? Kjo nuk është parimore!  Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, tani ka kërkuar licencimin e federatave sportive dhe a do të ndërhyjë në këtë rast apo në këtë fenomen, që disa federata të ndryshojnë statutin, mos tw lejohen gjëra të tilla. 

Kryetar federate apo trajner klubi, të dyja bashkë nuk shkojnë.

Sekretar i përgjithshëm i federatës apo trajner klubi, të dyja nuk shkojnë. Ose nëpër komuna, drejtor i drejtorisë së sporteve dhe trajner klubi, as kjo nuk shkon.

Ose përgjegjës për sport në iks komune por edhe trajner klubi, as kjo nuk shkon, a është konflikt interesi? 

Është konflikt interesi dhe aty nuk ka më baraspeshë sepse secili e mbron apo lufton për interesat e klubit të vet! 

Zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Sportit të Kosovës, Afërdita Fazlija, është mirë që të merret me këtë dukuri apo çështje, pasi që tani ministria ka kërkuar dokumentacionin e federatave për licencim.

E para, të kërkojë nga federatat sportive, nga ata që dojnë të janë në pozita udhëheqëse në federata, të zgjedhin: Në klube apo në federatë! Të dyja bashkë nuk shkojnë! Ose suspendohet federata!

Kjo nuk është e moralshme! Si është e mundur një kryetar federate, të njëjtën kohë të jetë edhe trajner klubi! Ose sekretari i përgjithshëm i një federate është trajner klubi!

Ose një përgjegjës për sport në iks komune apo drejtor i drejtorisë së sporteve në iks komune, të jetë edhe trajner klubi.
Çfarë të mire i sjell kjo sportit? Merre me mend tash, sikur Agim Ademi, kryetar i FFK-së, të jetë trajner i ndonjë klubit në Kosovë, ky do të ish skandal!

Ose Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, të jetë trajner në Sigal Prishtina, ose Bahri Gjinovci, kryetar i FVK-së, të jetë trajner i Prishtina – F, apo Eugen Saraçini, kryetar i FHK-së, të jetë trajner në KH Kastriotin e Ferizajt. Cila do të ishte logjika e shëndosh që Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së, të jetë trajner në KH Prishtina, ky do të ishte kulmi i skandalit! Në disa federata vazhdojnë kryetar federate e trajner klubi pse sekretar i pwrgjithshwm e trajner klubi!.

You may also like