Kosova dorëzohet në fund, Irlanda e Veriut fiton me përmbysje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova është mposhtur në sfidën e pestë të Nations League përballë Irlandës së Veriut. Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 me “Dardanët” që kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën dot të menaxhonin rezultatin.

Ishte Vedat Muriqi ai që prishi ekuilibrat e takimit në minutën e 58-të. Sulmuesi i Mallorcas mposhti portierin kundërshtar duke i çuar shifrat në 1-0. Megjithatë, vendasit nuk e humbën toruan dhe në minutën e 82-të vendosin ekuilibrat në vend falë golit të Whyte.

Në fundin e takimit ndodh edhe përmbysja nga Irlanda e Veriut. Magennis në frymën e fundit shënon edhe golin e dytë për vendasit duke rrëmbyer edhe tre pikëshin. Në grupin 2 të Ligës C, Kosova renditet në vend të dytë me 6 pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut.

Paralelisht u luajt edhe sfida midis Sllovenisë dhe Norvegjisë e cila përfundoi po me rezultatin 2-1. Haaland shënoi për miqtë, ndërsa Sllovenia përmbysi me golat e Sporar dhe Sesko. /oversport.tv

You may also like