Kosova dhe Serbia, hapa të vështirë – Shqip

by admin
Spread the love

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaruan se Kosova dhe Serbia, për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, duhet të ndërmarrin hapa të vështirë dhe të respektojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Senatorët amerikanë u shprehën të kënaqur me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel dhe Ohër, e cila përfshin njohjen reciproke të dokumenteve zyrtare.

“Por ne presim edhe hapa të vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të pushojë së qeni pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Kosova është zotuar që t’u lejojë komunave të themelojnë një asociacion. Mendoj se obligimet e asaj marrëveshjeje duhet të zbatohen sa më shpejt”, tha senatori Murphy, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të përshpejtuar rrugën transatlantike dhe evropiane të Kosovës.

“Kosova nuk do të humbasë asnjë pikë të marrëveshjes”

Senatori Gary Peters ka thënë se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së është e veçantë.

“Nuk e di që ka një vend në botë që ka marrëdhënie kaq të ngushta si dy vendet tona. Ne do të punojmë me ju edhe për sigurinë kibernetike dhe do të përpiqemi të bashkëpunojmë në prokurimin e pajisjeve ushtarake”, shtoi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur se Kosova është “shteti më amerikan” në botë, duke u thënë gazetarëve se mysafirët amerikanë i ka njoftuar për “të gjitha marrëveshjet që Serbia i shkel”.

“Kur është fjala për Marrëveshjen në Ohër, Kosovës nuk do t’i mungojë asnjë pikë. Siç e dini, komunat kanë të drejtë të asociohen, por në përputhje me Kushtetutën”, shtoi ajo. /tesheshi.com/

You may also like