Korrupsioni në RMV dhe parlajmërimet e SHBA-së. A do të ndikojë kjo tek VMRO në prag të ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love

Paralajmërimet e Ambasadores së SHBA-së në Shkup për përndjekje të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni, duke përfshirë edhe periudhën e kaluar qeverisëse, vijnë në një kohë kur në vend po diskutohet për ndryshimet kushtetuese dhe sigurim të votave të mjaftueshme për këto ndryshime.

I pyetur nga gazetari i Klan Macedonia për këtë temë dhe se a do të ndikojnë këto paralajmërime tek partia e tij dhe ish funksionarët e kësaj partie, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, shprehet i pashqetësuar. Sipas tij, tek personat që e rrethojnë atë në parti, nuk ka njerëz të inkriminuar.

“Unë siç e shoh, në partinë që e drejtoj njerëz të tillë nuk ka. Dhe ky ekip për të cilin ju thoni se ka ardhur këtu, supozoj se dhe dë të përndjekë krimin dhe korrupsionin, nuk do të bëjë presione politike. Dua ta ndaj edhe njëherë me opinioni edhe pse ne e kemi dhënë qëndrimin tonë për këë çështje. Kjo përbërje e Kuvendit nuk do t’i sjellë ato ndryshime kushtetuese në kushte dhe rrethana të tilla, nën diktatin bullgar. Që të jeni të lehtësuar, nëse fillon procedura, ja ku po ju them se do të jetë e pasuksesshme”, deklaroi Mickoski.

Sipas kreut të opozitës maqedonase, nuk ka shpresa për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit derisa në pushtet janë kjo garniturë qeveritare, ndërsa siç thotë ai, krimi dhe korrupsoni vetëm mund të thellohen.

You may also like