Korrupsion ‘në zemër’ të Parlamentit Evropian, Prokuroria e Belgjikës sekuestron 600 mijë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Katër persona, të cilësuar si mjaft “aktivë në Parlamentin Evropian” janë arrestuar mes dyshimeve për korrupsion që përfshin “një vend të Gjirit Persik”.

Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600,000 euro kesh dhe sekuestroi kompjuterë dhe telefona celularë në operacionin e së premtes.

Hetimi ishte përqendruar kryesisht te asistentët e parlamentit evropian, por edhe një ish-deputet ishte marrë në pyetje.

“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit që ndikon  në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, kjo bëhet duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të mëdha palëve të treta me rëndësi politike ose pozicion strategjik brenda Parlamentit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin në qendër të hetimit. Deklarata e saj për shtyp i referohej vetëm një “shteti të Gjirit Persik”.

Ndërkohë që edhe -për të arrestuarit nuk dihet asnjë e dhënë tjetër përveç datave të tyre të lidhjes.

Të kontaktuar nga Euronews, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se “Parlamenti Europian nuk komenton procedurat gjyqësore”.


Top Channel

You may also like