Korrupsion dhe abuzim me të drejtat e njeriut/ SHBA sanksionon 40 persona nga nëntë shtete

by admin
Spread the love

Departamenti i Thesarit të SHBA-së në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës së të Drejtave të Njeriut, ka sanksionuar mbi 40 persona dhe subjekte në nëntë shtete të botës.

Ata janë të lidhur me korrupsionin dhe abuzim të të drejtave të njeriut.

Gjatë vitit 2022, DASH ndërmori veprime të shumta për të promovuar përgjegjësinë për abuzuesit e të drejtave të njeriut dhe aktorët e korruptuar në të gjithë botën, duke përfshirë sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve duke përfshirë në Ballkanin Perëndimor, Bjellorusi, Liberi, Guatemalë, Federatën Ruse, Burma, dhe Irani.

“Aktorët e korruptuar dhe abuzuesit e të drejtave të njeriut mbështeten në mangësitë në sistemin financiar ndërkombëtar për të kryer aktivitetet e tyre” , tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

“Gjatë vitit të kaluar, Thesari e ka vënë luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit serioz të të drejtave të njeriut një prioritet kryesor, duke përfshirë përdorimin e sanksioneve financiare dhe adresimin e dobësive në sistemet financiare të SHBA-së dhe ndërkombëtare. Duke ekspozuar sjelljen skandaloze të këtyre aktorëve, ne mund të ndihmojmë në ndërprerjen e aktiviteteve të tyre, çmontimin e rrjeteve të tyre dhe t’i zhdukim ata nga burimet.”

Në përditësim…


Top Channel

You may also like