Ishin kategorikishtë kundër koridorit 8 dhe akuzonin pushtetin e kaluar për korrupsion dhe joransparencë rreyth këtij projekti që duhej dhe po e punon konzorciumi Betel dhe Enka, por brnda natës iskur ndryshuan mendjen dhe të njejti n tani e qujanë historik .
Kujt I shërben Koridori 8? kështu në klan debat gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar tani më zv kryeministri Izet Mexhiti duke shfaqur skepticizëm për të njejtin.
“Kërkojmë transparencë për procedurën, ne I kërkojmë transparencë, kur do të fillon kur do të mbaron, sa janë cmimet. Është detyrë e qeverisë ti ballanson kërkesat e qytetarëve. Kur ka një migirim të hatashëm, kur shkollat tona të zbrazen, klasat tona po zbrazen, të rinjtë tanë po ikin, kujt do ti shërben ky korridor nesër? Do ju shërben si transit kur do të vijnë Romunët për të kaluar këndej, të dalin në Shqipëri-Itali” – tha Mexhiti.
Por para dy dite po I njeti Izet Mexhiti gjatë inspektimit të punëve në Koridorin 8 në afërsi të Gostivarit deklaroi:
“Korridori 8 është prioritet mbi prioritete, për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik” – tha Mexhiti.
Më I zëshëmi kundër projektit të koridorit 8 ishtë ministri aktual I Transportit Aleksandar Nikollovski . Kishte shumë deklarat që kundrshtonte të njejtin duke favorizuar koridorin 10 duke anashkaluar koridorin 8. Në një nga deklaratat e tij të fundit ja cfarë kishte thënë Nikollovski.
“Unë jam ende kundër këtij projekti, kështu që ky projekt sigurisht që nuk do të punohet. Do të shohim nëse do të punojmë një të ri” – tha Nikollovski.
Mirepo edhe Nikollovski dy ditë më parë projektin e koridorit 8 e quajti historik.
“Vërtet po kalojmë një ditë historike. Bëhet fjalë për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Gostivari deri në Koçan dhe Kërçovë” – tha Nikollovski.
Pikërishtë për këtë shkak reaguan dje dy partitë opozitare LSDM dhe BDI në kohën e të cilëve kishte filluar dhe ishte firmosur kontrata për ndërtimin e koridorit 8 me Behtle dhe Enka. BDI thotë se projekti mbanë vuulën e Ali Ahmetit , ndërsa nga LSDM-ja opozitare thonë se, derisa Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i vendoste themelet e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e RMV-së , VMRO-DPMNE pa bazë sulmonte, kritikonte, fajësonte, bllokonte ligjet në Kuvend, të gjitha me qëllim të ngadalësimit të rritjes infrastrukturore të vendit.