Korridori 8 dhe 10D pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, por kur Shkup – Bllacë?

by admin
Spread the love

Katër seksionet e autostradave të Korridorit 8 dhe 10D pritet të përfundojnë më 31 dhjetor të vitit 2027, kështu bëri të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi në “10 Minuta” në TV21.

Por, a ka një afat përfundimtar se kur pritet të përfundojë autostrada Shkup – Bllacë.

Për këtë Rustemi tha se do të mësohet pasi të zgjidhet realizuesi i ndërtimit dhe mbikëqyrjes.

Për dy deri në tre javë tha se pritet të fillojë procedura.

“Unë shpresoj se brenda dy – tre javësh do të fillojë edhe procedura për zgjedhjen e realizuesit të punimeve dhe mbikëqyrjen për Shkup – Bllacë… Ato janë procedura të Bankës Evropiane për zhvillim dhe rikonstruim dhe në momentin që do të kemi tenderimin, atëherë në kohë do të ju njoftojmë ju dhe gjithë opinionin se cilat do të jenë afatet për realizimin e kësaj rruge”, tha Rustemi.

You may also like