Koronavirusi, 24 të vdekur, 1 715 të infektuar dhe 2057 të shëruar

by admin
Spread the love




Njëzet e katër pacientë kanë vdekur për shkak të koronavirusit, nëntë prej të cilëve kanë qenë të vaksinuar plotësisht. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,715 raste të reja me koronavirus, janë shëruar  2,057 pacientë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve dhe e të shëruarve janë regjistruar në Shkup.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 274.144, numri i të shëruarve 251.688, numri i të vdekurve 8.494 dhe numri i rasteve aktive 13.962. /SHENJA/


You may also like