Koreja Veriore i rikthehet testimeve raketore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Koreja Veriore ka lëshuar të dielën disa raketa balistike në ujërat lindorë, duke kryer kështu testimet e para këtë muaj.

Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

Ushtria e Koresë Jugore ka identifikuar vëzhgimin e dy raketave verikoreane.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, raketat janë lëshuar me 50 minuta dallim prej njëra-tjetrës, mirëpo nuk ka dhënë hollësi për llojin e saktë të raketës dhe sa gjatë kanë fluturuar.

Mirëpo ushtria jugkoreane kanë thënë se ka zgjeruar spektrin e vëzhgimit dhe është në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët japonezë kanë thënë se dy raketa kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, mirëpo nuk ka raportime për lëndime njerëzore.

Ata e kanë kritikuar Korenë Veriore për kërcënim të sigurisë së Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë.

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./ Radio Evropa e Lirë


Top Channel

You may also like