Koreja e Jugut gjen rrugën drejt rrjetës me një perlë të Paik Seung-Ho

by admin
Spread the love

Po luhet sfida Brazil-Koreja e Jugut, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës, Katar 2022.

Brazil-Koreja e Jugut (4-1)

Raundi i 1/8 të Kupës së Botës 

76’-Koreja e Jugut gjen rrugën drejt rrjetës,  Paik Seung-Ho realizon një perlë të vërtetë.

47′-Rasti i parë për Korenë e Jugut, Son tenton të shënojë, por nuk ia del të gjejë kuadratin.

36′-Goool! Pas asistit të Vinicus, Paqueta gjen rrugën drejt rrjetës.

29′-Goool! Brazili thellon avantazhin, Richarlison i dhuron golin e tretë ekipit të tij.

13′-Richarlison fiton penallti pas një ndërhyrje të gabuar nga mbrojtësit e Koresë së Jugut. Ekzekutimin nga pika e bardhë e penalltisë e merr përsipër Neymar, i cili e dërgon lehtë topin në rrjetë.

07′-Gool! Brazili merr avantazhin, pas një rrëmuje në zonë, Vinicius e dërgon topin në rrjetë me mjaft qetësi.

Formacionet zyrtare:


Top Channel

You may also like