KOREA E JUGUT – Seuli: Pheniani ka lëshuar disa raketa të tjera në Detin e Verdhë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SEUL, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut lëshoi ​​një tjetër breshëri raketash balistike në det të hapur, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Të paktën katër raketa me rreze të shkurtër u zbuluan pas lëshimit në Korenë e Veriut të shtunën herët, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Seulit.

Raketat fluturuan rreth 130 kilometra drejt Detit të Verdhë, në perëndim të gadishullit. Koreja e Veriut aktualisht po teston raketa me një frekuencë jashtëzakonisht të lartë.

Vetëm këtë javë, Pheniani ka testuar më shumë se 25 raketa, duke përfshirë një ICBM, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Testet u konsideruan pjesërisht si përgjigje ndaj stërvitjeve ajrore ushtarake nga forcat koreano-jugore dhe amerikane. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like