KOPENHAGË – Spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohen dy vëllezërit suedezë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Në Suedi, dy vëllezër janë akuzuar për spiunazh të rëndë në emër të Rusisë, njoftoi prokuroria suedeze.

‘’Pjesa më e madhe e informacionit në hetimin kompleks është sekret dhe dyshimi kundër dy burrave i referohet një krimi të rëndë kundër sistemit suedez të inteligjencës dhe sigurisë’’, shpjegoi kryeprokurori Per Lindqvist.

Informacioni i marrë, i transportuar dhe i zbuluar ilegalisht mund të dëmtojë sigurinë e Suedisë në duart e një fuqie të huaj.

Dy burrat kanë qenë në paraburgim përkatësisht që nga shtatori dhe nëntori 2021.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, njëri prej të dyve kishte mbajtur një pozicion të lartë në një agjenci shtetërore suedeze në kohën e arrestimit të tij dhe kishte punuar më parë për shërbimet e inteligjencës suedeze.

Të dy të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKurti në Paris për marrëveshjen me Serbinë: S’ka lëshime që ndajnë vendin në vija etnike

You may also like