KOPENHAGË – Konferenca e donatorëve siguron më shumë se 1.5 miliardë euro për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOPENHAGË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Donatorët siguruan më shumë se 1.5 miliardë dollarë në mbështetje të Ukrainës gjatë një konference ndërkombëtare, që u zhvillua sot në Kopenhagë.

Shuma e siguruar mund të rritet shumë më tepër, deklaroi Ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bødskov, i cili njoftoi shumën e mbledhur në ndihmë të Ukrainës  pas konferencës së donatorëve ndërkombëtarë.

“Fondet e donatorëve pritet të përdoren këtë vit ose vitin tjetër”, shtoi ai

Polonia, Slovakia dhe Republika Çeke gjithashtu ranë dakord që të rrisin prodhimin e sistemeve të artilerisë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake ndihmë për Ukrainën.

Përmes një deklarate të përbashkët, këto vende premtuan mbështetje të vazhduar dhe të qëndrueshme ushtarake për Ukrainën, ndërkohë që ranë po ashtu dakord për zhvillimin e një konference virtuale në shtator.

Konferenca e Kopenhagenit mblodhi së bashku delegacione nga 26 vende, si pjesë e bashkëpunimit në kuadër të Grupi i Kontaktit të Ukrainës, që bashkërendon furnizimet me armë të forcave të armatosura ukrainase.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like