Koopmeiners ngjit Atalantën në krye, Dia i mohon fitoren Bolognas

by admin
Spread the love

Koopmeiners shënon një tregolësh në portën e Torinos dhe ngjit Atalantën në krye të renditjes së Serie A (me pikë të barabarta me Romën). Ka përfunduar 3-1 për zikaltërit sfida në “Gewiss”, që mbylli javën e katërt të kampionatit italian.

Heroi I vendasve është holandezi Koopmeiners që realizon 3 gola, 2 prej tyre nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe Torino ka pasur shanset e saj, goli I Vlasic u duk sikur rihapi sfidën, por në fund është Atalanta ajo që feston.

Një gol I Dia, 2 minuta nga përfundimi I kohës së rregullt I ka mohuar Bolognas fitoren e parë sezonale në kampionat. Vendasit zhbllokojnë sfidën me Arnautovic, që tregohet I saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por Salernitana baraspeshon shifrat në fund të takimit. Mbyllet 1-1 në “Dall Ara” një ndeshje e bukur dhe e luftuar. /Oversport.tv

 

You may also like