Konyaspori shkëlqen me shqiptarët, Çekiçi gjen sërish rrugën e rrjetës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konyaspori vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke dhe së bashku me të edhe lojtarët shqiptarë që aktivizohen. Kështu në ndeshjen e fundit, Konyaspor mposhti me poker Gaziantep në shifrat 4-1.

Siparin e golave e hapi mesfushori shqiptar Endri Çekiçi i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 32. Një gol plotësisht shqiptar pasi edhe asisti erdhi nga lojtari i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.

Ky është goli i pestë për Endri Çekiçin në Superligën e Turqisë. Në këtë takim u aktivizua edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u hodh në fushën e lojës në minutën e 65-të duke zëvendësuar Zymer Bytyqin. /oversport.tv

You may also like