Kontratat afatgjata, klubet e Premier League-s marrin vendimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Klubet e Premier League-s kanë miratuar kufizimin e amortizimit të tarifave të transferimeve në kontratat e reja në vetëm pesë vjet.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”. Klubet si Chelsea (që për kuriozitet votuan pro) shpenzuan miliona për lojtarë si Enzo Fernández për kontrata shumë të gjata (8 vjet e gjysmë në rastin e argjentinasit, i cili është i lidhur me blutë deri në 2031), duke anashkaluar kështu rregullat e Fair Play-it financiar të UEFA-s.

Rregulli i ri nuk është prapaveprues, që do të thotë se do të zbatohet vetëm për marrëveshjet e bëra tani e tutje. Amortizimi do të mbulojë vetëm një maksimum prej pesë vjetësh.

Ligji e përafron Anglinë me atë që mbrohet nga UEFA./ Super Sport


Top Channel

You may also like