Kontrabandonte stufa elektrike, kapet serbi në fshatin Muçibabë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një shtetas i Serbisë me inicialet M.DZ, kishte provuar që nëpërmjet rrugëve ilegale të hyjë në Kosovë, por ishte kapur nga policia në fshatin Muçibabë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike ‘VAILLANT’ të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

“Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 04.11.2021, rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall” thuhej në njoftimin për media të policisë.

Tutje bëhej e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.

You may also like