Konsorciumi gjerman do të zhvillojë “pasaportën e baterive”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një konsorcium shtëpish automobilistike dhe prodhues baterish, i financuar nga Gjermania, mes të cilëve BMW, Umicore dhe BASF, do të zhvillojë një “pasaportë baterish”, që gjurmon përmbajtjen dhe gjurmën e karbonit të baterive në Europë, tha Ministria gjermane e Ekonomisë të hënën.

Konsorciumi, i përbërë nga 11 shoqëri, ka marrë 8,2 milionë euro (8,78 milionë dollarë) financim qeveritar për të zhvilluar një klasifikim të përbashkët dhe standard për mbledhjen dhe zbulimin e të dhënave mbi bateritë, që shumë shpejt mund të bëhen të detyrueshme sipas rregulloreve të Bashkimit Europian.

Një propozim i Komisionit Europian, që do të diskutohet gjatë këtij viti, thotë se automjetet elektrike të rikarikueshme, bateritë për transportin e lehtë dhe bateritë industriale që shiten në Europë duhet të zbulojnë gjurmët e tyre të karbonit, duke nisur nga viti 2024 dhe të jenë në përputhje me një limit emetimesh të CO2, duke nisur nga viti 2027.

Ata duhet të tregojnë edhe përmbajtjen e lëndëve të para të riciklueshme në ato bateri, duke nisur nga viti 2027, si dhe duhet të përdorin një sasi minimale të kobaltit, litiumit, nikelit dhe plumbit të ricikluar, duke nisur nga viti 2030.

Konsorciumi gjerman është i pari projekt në Europë që synon të zhvillojë një produkt dixhital për të përmbushur këto rregullore – tha ministri gjerman i Ekonomisë.

Bateritë mund të pajisen me një kod QR që lidhet me një databazë online, ku pronarët e automjeteve elektrike, sipërmarrjet apo autoritetet rregullatore mund të hyjnë për të marrë  informacion mbi përbërjen e baterisë.

/ Reuters

 

 


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like