Konkurrenti i Përputhen del në takim me Bora Zemanin?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konkurrentët e emisionit të Për’puthen’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga prapaskenat e programit por edhe të takimeve të tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi me konkurrentin, Sami Berisha. Ditën e sotme ai ka postuar një video nga takimi me Ifgjenia Dhedhes. Ata shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursjenë as puthjet ndaj njëri-tjetrit.

“Me ca lule me një vend” ka shkruar ai mbi videon e postuar në “InstaStory”. Pas kësaj, Berisha ka postuar një bisedë me një nga ndjekësit e tij ku ka ngatërruar Efin me moderatoren Bora Zemani.

Ndjekësi është konfuzuar duke i shkruar se konkurrenti ka dal në takim me Borën.”Thashë qe me Borën pasha krejt”. shkruan ai.

Nga ana tjetër, konkurrenti i ka replikuar duke i shkruar se Efi është më e mirë se Zemani. “Hahahaha, më e mirë se Bora kjo” ka qenë përgjigja e Samiut.

Kujtojmë se Përputhen po vjen drejt fundit për këtë sezon, këtë të shtunë do të jetë prime i fundit, ndërsa emisioni ditor do të vazhdoj edhe për 4 javë të tjera.


You may also like