Konkurrentet e Love Story lënë studion. Robert Aliaj iu drejtua njërës prej tyre: Model prostitute

by admin
Spread the love

Pas një situate të nisur gjatë javës nga Kristi, kur tha se ai e kishte shoqe mamanë e Sellmës, programi i sotëm ka nisur pikërisht për të sqaruar këtë deklaratë, të cilën Kristi nuk deshi ta komentonte, sepse e konsideronte fare banal. Ishte Sellma ajo që deklaroi se fjalët e Kristit ishin të rënda, por opinionistët e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të përgjigjej ashtu.

I ashpër ka qenë Roberti, i cili teksa mbrojti djalin e tij ofendoi vajzat, të cilat u ngritën dhe u larguan nga studio. Edhe pse Alketa Vejsiu kërkoi nga Roberti një falje për vajzat, ky i fundit nuk u tërhoq nga deklaratat e tij.

Ndonëse, siç tha, Roberti nuk ishte në dijeni të asaj që kishte bërë Kristi, ndërhyri për të thënë që ky model që po serviret nuk është aspak në standardin që ata po synojnë të pasqyrojnë te publiku. Pasi debati ka agravuar, Roberti tha se modeli që po serviret para publikut është ai me “me buzë të fryra” apo ai me forma Instagrami, duke e konsideruar madje, një model “prostitute”: “Unë aty këtë kam parë, asgjë më shumë se kaq nuk kam parë”, – tha ai ndër të tjera.

“Unë kam dënuar modelin që pashë aty dhe sjelljen që pashë këtu. Dhe në Talk thashë se kjo është pothuajse pornografi. Unë nuk respektoj një vajzë të paedukuar”, – tha Roberti duke këmbëngulur, por vajzat, pas kësaj, u larguan nga studio në shenjë proteste./revistawho.com

 

You may also like