Konkurrenca brenda kompanisë, pozitive apo negative?

by admin
Spread the love

Konkurrenca brenda së njëjtës kompani është një temë që gjithmonë shkakton diskutime të shumta, sepse disa mendojnë se ajo është shumë efikase ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo krijon një ambient pune negativ.

Një gjë e tillë varet shumë edhe nga kompania ku ju punoni dhe pjesë e së cilës jeni. Por një qasje bashkëpunuese shoqërohet edhe me avantazhet e një konkurrence pa tendenca negative.

Njerëzit e pëlqejnë konkurrencën. Duke i nxitur punonjësit që të japin më të mirën e tyre në drejtim të përmbushjes së një objektivi të caktuar, dëshira e tyre për të ardhur në punë dhe për të arritur rezultate pozitive dhe të larta do të rritet gjithnjë e më shumë.

Konkurrenca e shëndetshme nxit kreativitetin. Nëse punonjësit duan që të kenë sukses, ata do të eksperimentojnë me zgjidhje të ndryshme, deri sa të arrijnë të gjejnë atë më të mirën.

Njerëzit do të nxisnin njëri-tjetrin. Konkurrenca e shëndetshme shoqërohet edhe me një standard më të lartë të punës. Nëse në departamentin e shitjeve një prej punonjësve shet 2 herë më shumë, atëherë edhe kolegët e tjerë të tij do të mundohen që të ndjekin të njëjtin ritëm për të mos mbetur prapa.

Konkurrenca e shëndetshme shoqërohet me pozitivitet.

Konkurrenca dhe ngritjet në detyrë. Nëse aktiviteti në punë shoqërohet edhe me rritje në detyrë, atëherë të gjithë do të mundohen që në projektin e radhës të kenë edhe ata mundësi që të ndodhen në të njëjtin pozicion fitues.

Konkurrenca e shëndetshme si faktor inkurajues. Ata që kanë rezultatet më të larta do të kenë edhe rrjedhimisht një pagesë më të lartë.

You may also like